ARKATANA

A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Limaj në listë?- Përgjigjet nënkryetari i PDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do ta kishte më të lehtë të bëhej pjesë e listës së PDK-së, nëse procesi i bashkimit do të niste “nga baza”.

Ismaili në Debat Plus ka thënë se një koalicion i madh PDK–AAK–Nisma i njohur si koalicioni PAN kishte dëmtuar më së shumti PDK-në.

“Deklarimet e Fatmirit ishin të kujdesshme. Koalicioni nuk ka ndodhur, sepse ne ishim duke u përgatitur për zgjedhje”, është shprehur ai.

ARKATANA

Sipas nënkryetarit të PDK-së, komunikimi mes palëve mund të ndodhë edhe pas zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se krijimi i një sinergjie PDK-NISMA në ditët e fundit para dorëzimit të listave do të ishte i vështirë dhe do të prodhonte probleme brenda degëve.

“Është vështirë të bëhet sinergji 5-6 ditë para dorëzimit të listave, pasi dalin probleme me degën e Malishevës apo Prizrenit. Ne, në vend se të merreshim me fushatën, do të ishte dashur të merreshim me shuarjen e zjarreve brenda degëve”, ka deklaruar Ismaili./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.