ARKATANA

A ishte caki i sulmit Xhamia e Madhe në Prishtinë? Mësoni detaje të reja!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Automjeti në të cilin u gjetën 12 kilogramë eksplozivë, cak mund të kishte Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Cak sipas të gjitha gjasave ishte Xhamia e Madhe në Prishtinë”, ka thënë një burim i Gazetës Blic brenda institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Sipas këtyre burimeve, “qëllimi ishte që sot gjatë faljes së namazit eksplozivi të shpërthej në xhami dhe kësisoj të shkaktoheshin konflikte ndërfetare”.

“Sidomos pas arrestimeve që i kishte ndërmarrë Policia e Kosovës ndaj atyre që dyshoheshin për lidhje me organizatën terroriste ISIS”, ka thënë ky burim.

Ky burim brenda institucioneve të sigurisë ka bërë të ditur se ekplozivi ishte i montuar dhe mund të dirigjohej me telekomandë nga një largësi e caktuar.

“Në momentin kur e ka ndalë policia automjetin, i cili ka qenë ‘nën përcjellje’ të policisë, mjeti ekpoliziv ka qenë i përgatitur për shpërthim”, ka thënë ky burim. /Gazeta Blic/

Çka i tha rojës së parkingut, serbi i dyshuar për terrorizëm?

UBT

Para se të hynte në Hotelin Grand ku kishte kaluar natën Sllobodan Gavriq, ai parkoi makinën në një parking shumë afër Grandit.
Më 24 dhjetor, në ora 17:20, Gavriq e futi veturën brenda, ndërsa numri i regjistrimit merret nga roja

“E kam vetë në gjuhën serbe ‘prej nga je’, tha: ‘prej Beogradi’. E pyeta ‘a je gazetar’, tha: ‘jo gazetar po veterinar’, e mu duk si simpatik me ta thonë të drejtën”, ka thënë për Klan Kosova, kujdestari i parkingut, Sahit Beha.

Gavriq (46) është personi që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, në makinën e të cilit kishte plotë 12 kilogramë material eksploziv. Hetimet paraprake bëjnë me dije se ai planifikonte një sulm terrorist.

Sulmi me eksploziv do të shkaktonte konflikte ndërfetare!?

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se po të realizohej sulmi terrorist i serbit të arrestuar në Prishtinë me 12 kilogramë eksplozivë, Kosova – përveç dëmeve eventuale në njerëz dhe atyre materiale – do të dëmtohej edhe për nga imazhi i saj.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një intervistë të shkurtër në RTK ka thënë se Kosova do të paraqitej si një vend i cili nuk është në gjendje të ofrojë siguri. Ndërsa, në planin e brendshëm, “në Kosovë do të mund të hapej konflikti ndërfetar”.

Beogradasi i arrestuar me 12 kilogramë eksplozivë në Prishtinë, sipas organeve të sigurisë, kishte në plan të sulmonte Katedralen në Prishtinë, pikërisht gjatë festës së Krishtlindjes. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.