RCCOLA

A i pengoi zv/kryeprokurori i EULEX-it hetimet ndaj Azem Sylës?

/ 1 minutë lexim

Në pjesën e gjashtë të serisë së shkrimeve për dyshime të forta për korrupsion në EULEX, Koha Ditore tregon se si një grup në krye me Azem Sylën dyshohet që në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar toka që kalojnë vlerën mbi 100 milionë euro. Dëshmitar kryesor kundër tyre do të ishte Nazim Bllaca.

Mirëpo Jonathan Ratel, që tash është zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, pos që këtë rast penal nuk e kishte lënë të përparonte, kishte penguar dy prokurore, Maria Bamieh dhe Diana Ëilson, që ta intervistonin dëshmitarin bashkëpunues, Nazim Bllaca.

Mobi Casa

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, arsyetohej se Bllaca nuk ishte “dëshmitar kredibil” dhe i besueshëm, ani se me dëshmitë e tij janë kryer dy procese gjyqësore, janë dënuar 7 persona me 57 vjet burgim për vrasje dhe vrasje në tentativë, në cilësi të anëtarëve të SHIK-ut. /koha/