A i humbin frutat vlerat ushqyese nëse shtrydhen? Disa thonë se po

Lëngu i ekstraktuar nga frutat dhe perimet përmban shumë vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese. Nëse nuk i keni qejf frutat e freskët, por dëshironi të merrni nga vlerat e tyre ushqyese atëherë shtrydhja e tyre është mënyra më e duhur për t’i konsumuar, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo kur këta fruta apo perime shtrydhen, disa nga vlerat ushqyese humbin. Kjo ndodhë për shkak se ekstraktimi i lëngut, e ndanë lëngun nga disa pjesë të lëkurës së frutave të cilat janë të pasura më fibra. “Ju humbni fibra të frutave dhe perimeve, dhe kjo rezulton në aftësinë e këtij lëngu të ndikojë në rritjen nivelit të glukozës në gjak”, tha Robin Foroutan, nutricist.

Përpos fibrave ju gjithashtu humbni disa lloje të polifenoleve dhe antioksidantëve, që gjenden në frutat acidik. Nëse zgjidhni të konsumoni një lëng të shtrydhur nga frutat, konsumojeni atë menjëherë, sepse antioksidantët dhe enzimet kanë tendencë të zvogëlohen gjatë kohës.

Antioksidantët ndihmojnë në balancimin e inflamacionit, kurse enzimet, që gjenden në disa fruta ndihmojnë në tretje. Mjeti që përdoret për të shtrydhur frutat duhet të punojë në temperaturë të ulët, sepse mjetet që punojnë në temperaturë të lartë shkaktojnë shkatërrimin e enzimenve.

Përderisa konsumimi i lëngut të frutave iu siguron një ushqyerje të shëndetshme, ju nuk duhet ta përdorni atë si një metodë për të humbur peshë. Edhe pse këto lëngje përmbajnë sheqerna natyral, ato përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë të kalorive.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).