Fundamenti

“A hihet në lumë?” – Hasani e lidhë fabulën e njohur me rastin e Kurtit

/ 1 minutë lexim

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë në Pressing të T7 se “perëndimi në asnjë moment nuk i ka thënë Albin Kurtit se ka dalje për zgjedhjet në Veri.

”Kur mos prit që perëndimi të thotë mos mbajë zgjedhje që janë të kushtetutë, por kjo është sikur ajo fabula e njohur, që i ka thënë atij, a hihet në lumë, po more, por kur ia nisi me u myt, i tha po t`i nuk më pyete a delet“, ka thënë Hasani në Pressing.

Në këtë mënyrë ai tha se “perëndimi në asnjë mënyrë nuk i ka thënë Kurtit se ka dalje“.

Uji Dea

Ai ka vazhduar, duke thënë se “Kurti këshillohet keq ose nuk mësohet fare“, duke mos përmendur emra specifikë.

Ndër tjerash, Hasani ka thënë se Kosova nuk ka alternativë pos perëndimit, që sipas tij nëse nuk është perëndimi atëherë mbetet ”Islami politik ose Rusia“. /Gazeta Expresss