RCCOLA

A është vërtet shqetësuese për Komunën e Vitisë stërzgjatja e punimeve në rrugën Viti – Kllokot – Gjilan?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Baki Musa qytetar vitias i shqetësuar për gjendjen e rrugës ka bërë disa pyetje në adresë të udhëheqjes komunale në Viti.

Pyetjet janë bërë në faqen e komunës së Vitisë nga Baki Musa.

Fundamenti

A i shqetësohen vërtet institucionet komunale për defektet e mjeteve motorike të qytetarëve?
A duhet çdoherë me shku te vendi i ngjarjes vetëm për një foto edhe me shpërnda në Facebook, kinse për shqetësime?
Nëse është kompetencë e komunës dhënia e tenderëve për punimet e rrugëve magjistrale, pse komuna nuk merret me gjobitjet e kompanive që nuk i kryejnë punimet në kohë?
A është vetëm kjo rrugë shqetësim për qytetarët e Vitisë?
A është shqetësuese edhe një Shkollë fillore që ka filluar mu ndërtua qe shumë vite?. Çdo here përmendet në fushata zgjedhore që do të rregullohet shumë shpejt. Kur të gjithë e dijne që ajo shkolle nuk është kompetencë e komunës.
A janë shqetësuese shumë rrugë të tjera që shtrohen të reja dhe ende pa kaluar një vit të plotë, duhet me tenderua një kompani tjetër për renovim?
A është shqetësuese për të rinjët që përfundojnë studimet në Kosovë apo në Universitete të huaja dhe prapë se prapë punësimin detyrohen ta kenë të lidhur direkt me partinë në pushtet? …