GRANDEMALL

A është vërtet e rrezikshme “kërcitja e gishtave”? Ja çfarë thonë ekspertët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nëse i kërcitni shumë gishtat, pa dyshim që ju kanë thënë që nuk duhet ta bëni më atë gjë. Kontrolloni nëse jeni duke e lënduar vërtet veten.

Shumë njerëz në mënyrë të pavullnetshme “kërcasin gishtat” ose e bëjnë këtë për t’i çlodhur.

Disa njerëz betohen se ndiejnë dhimbje ose shtrëngim nëse nuk e bëjnë këtë gjë. Të tjerët, megjithatë, kryesisht shmangin ta bëjnë këtë, sepse janë të bindur se është e dëmshme.

Pra, cila është e vërteta?

“Kërcitja e nyjave” dhe “kërcitja e gishtave” janë dukuri interesante, por të kuptuara keq. Ka shumë teori se përse nyjat kërcasin, por shkaku i saktë nuk dihet, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

A është e rrezikshme “kërcitja e gishtave”?

Kërcitja e nyjave që nuk shkakton dhimbje në përgjithësi nuk është e dëmshme. Edhe pse prej vitesh përflitet se kjo gjë është e rrezikshme apo edhe shkakton artrit, shkenca nuk e ka konfirmuar këtë.

Deri më tani, nuk është treguar se ju dëmton në asnjë mënyrë ose rrit rrezikun për probleme të caktuara.

Problemi është nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje. Kjo mund të jetë një anomali strukturore në nyje dhe plasaritja mund të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Nëse kërcitja e gishtave është e dhimbshme, mund të konsultoheni edhe me mjekun, i cili do t’ju ndihmojë të zbuloni shkakun e dhimbjes dhe t’ju ndihmojë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.