A është më i mirë rrushi i bardhë, apo ai i zi?

/ 1 minutë lexim

Rrushi është pemë e preferuar që nga lashtësia. Edhe pse ekzistojnë lloje të ndryshme të rrushit, më të përhapurat janë rrushi i bardhë dhe ai i zi. Rrushi i zi duhet të jetë sa më i zi dhe kur të tundet kalaveshi, kokrrat nuk duhet të bien. Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, meqë ajo është e dobishme për shëndet. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë.

Fidanishtja

Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira. Ruajnë kalueshmërinë e enëve të gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun. Përmban vlerë të përafërt energjetike me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu, nuk është i pasur aq shumë as me kalium, e kalcium. Pra, në këtë garë midis rrushit të zi dhe atij të bardhit, fiton rrushi i zi.