A është e rastësishme apo e qëllimshme ngarendje e shkrimeve në rrjetet sociale për përcaktimin fetar të shqiptarëve ?!

Nga Shefik Sadiku – Shkrimet e shumta në facebook për çështje fetare kohëve të fundit, janë për të dyshuar në sinqeritetin e tyre!
1.Pse kaq shumë shkrime për besimet fetare të shqiptare ?
2.Pse kjo urgjencë ?
3.A nuk ka çështje më të rëndësishme për shqiptarët aktualisht se sa besimi i tyre ?
- I sigurt jam se aktualisht shqiptarët nuk rrezikohen as nga Jezusi, as nga Muhamedi.
- Dikush, jashtë, shqiptarëve po rri kujdestar që kjo temë të mos zbres nga top agjenda.
- Shqiptarët nuk duhet lejuar të merren me agjenda që të tjerët hartojnë për ta.
- Shqiptarët kanë 1001 tema me të cilat duhet të merren aktualisht, besimi është krejt çështje personale.
- Shqiptarë të devotshëm mos lejoni që të bëhemi pacientë në tavolinat kirurgjike të të tjerëve.
- Është momenti që shqiptarët të fokusohen dhe rreshtohen kah zgjidhja e përhershme e çështjes shqiptare, jo e përcaktimit të tyre fetar.
- Çdo shqiptar i sinqertë ka obligim kombëtar t’i injorojë dhe denigrojë shkrimet rreth fesë së shqiptarëve.