A është e mundur ta teprojmë me pemët?

Që të vegjël na thonë se duhet të hamë pemë, por a ka mundësi ta teprojmë me to? Me sa duket po, sidomos nëse dëshironi të humbni në peshë. Edhe pse pemët janë përplot me vitamina, minerale, antioksidues dhe fibra, ato përmbajnë edhe një sasi të madhe të sheqerit.
Nutricistët theksojnë se përfundimisht duhet pasur kujdes me masën e pemëve dhe sugjerohet të mos i hani në të njëjtën sasi sa edhe perimet. Nutricistët sugjerojnë sasinë prej 2 deri 4 porcione pemë në ditë, derisa një porcion nënkupton një gotë të imtësuar me pemë të caktuar ose një pemë të madhësisë sa topi i bejsbollit. Sasia e pemëve me të madhe varet nga aktiviteti fizik dhe nevojat individuale, pastaj edhe faktori i moshës, gjinisë, por përfundimisht duhet ditur kufirin.
Pemët janë përplot me sheqer dhe karbohidrate, kështu që lehtë mund të mashtroheni se me konsumimin e tepërt të tyre mund të humbni në peshë, edhe pse kjo nuk duhet të ndodhë. Një numër i madh i ekspertëve pajtohet se të gjitha vlerat ushqyese mund t’i gjeni te pemët, por pa sheqer. Sido që të jetë, edhe këtu nevojitet masë. Duhet ta dini se jo të gjitha pemët janë të barabarta me sasi të sheqerit dhe karbohidrateve.
(Kosova Sot)