A është çaji i kuq më i shëndetshëm edhe se çaji i gjelbër

Me siguri e keni provuar çajin e gjelbër dhe atë të zi dhe i dini të gjitha në lidhje me vetitë e tyre mjekuese. Por a keni dëgjuar për çajin e kuq, i cili besohet të jetë më i shëndetshmi?
Çaji i kuq bëhet nga bima rooibos e cila rritet në Afrikë, ndërsa emri i tij do të thotë shkurre e kuqe. Ai është shumë i shijshëm, i pasur me antioksidantë, fëmijët e adhurojnë, dhe nuk përmban aspak kafeinë. Ne mendojmë se këto janë arsye të shkëlqyeshme për ta kërkuar dhe shijuar atë.
Nga bima rooibos në Afrikën e Jugut tradicionalisht bëjnë pije të ndryshme freskuese, ndërsa çaji i kuq është bërë i njohur edhe në kontinentin tonë në vitet e fundit, kur u dëgjua për vetitë e tij antioksiduese.
Tradicionalisht, gjethet e kësaj kaçube vilen, pastaj goditen me një çekiç, fermentohen, thahen, dhe si rezultat kemi një çaj të kuq i cili është shumë i shijshëm, dhe nuk shkakton nervozë.
Ky çaj u jepej foshnjave kur kishin dhimbje barku, sepse i liron spazmat e muskujve. Gjithashtu, ka prova në rritje se antioksidantët që gjinden në të ndikojnë në mënyrë parandaluese në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe madje edhe për të luftuar shenjat e plakjes së parakohshme, transmeton koha.net.
Pikërisht për këtë arsyen e fundit, rooibos shpesh mund të gjendet në mesin e përbërësve të kremrave kundër rrudhave dhe losioneve për trup.
Hulumtimet e kryera në Japoni kanë konfirmuar një aktivitet antimutagjenik, antikancerogjen, anti-inflamator dhe antiviral të kësaj bime, që do të thotë se fuqimisht e mbron trupin tonë, dhe përveç të tjerash, përmban edhe veti antialergjike.
Rooibos është veçanërisht i pasur në antioksidantin kuercetinë, të ashtuquajturin titan në mesin e antioksidantëve për shkak se përmirëson shëndetin e zemrës dhe ul rrezikun nga sëmundje të shumta kancerogjene, dhe me sukses mbron kundër infeksioneve dhe viruseve. Përveç kuercetinës, përmban edhe dy antioksidantë shumë të rrallë, aspalatinin dhe notofaginin.
Aspalatini ndihmon në rregullimin e hormoneve dhe sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye është një parandalues i madh i diabetit të tipit 2, ndërsa notofagini redukton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes Alzheimer.
Çaji i kuq ka shije shumë të mirë, atë mund ta pini të ëmbël apo pa sheqer, në të dyja rastet do t’ju japë sasi të mjaftueshme ushqyese saqë t’ju mbrojë nga sëmundje të ndryshme.