FITORJA

A është Arkani vrasësi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arrestimi i shefit të sigurimit shtetëror kroat, Josip Perovic, mund të zbulojë përfshirjen e Kriminelit Arkan në këto vrasje. Një ish-pjesëtar i sigurimit shtetëror jugosllav, i cili kohë më parë ka folur për “Blic”, emrin e Arkanit e kishte ndërlidhur me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës dhe të emigrantit kroat Stjepan Durekoviq.

Ish-shefi i policisë sekrete të Jugosllavisë dhe Kroacisë Josip Peroviq është liruar nga paraburgimi, por një gjykatë kroate ia ka konfiskuar dokumentacionin dhe ia ka ndaluar që të largohet nga vendlindja.

Avokati i tij, Ante Nobilo, ndërkaq, ka thënë se do t’i kundërvihet vendimit eventual për ekstradimin e Perovic në Gjermani, ku akuzohet për vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Durekoviq. Ndërkohë, Nobilo ka mbrojtur klientin e tij, duke thënë se shërbimet kroate nuk e kanë kryer këtë vrasje. Për këtë ai ka akuzuar Serbinë dhe Malin e Zi.

Avokati Bernd Von Hajnstel, i cili ka qenë gjykatës kryesor në procesin kundër Krunoslav Prates për vrasjen e Durekoviq, është i bindur se Perkovic është pjesëmarrës në vrasje.

“Në fund të procesit kemi qenë të bindur se Perkovic ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Durekoviq. Perkoviq ka qenë ai që ka dhënë urdhrin dhe që i ka pasur të gjitha në dorë”, ka thënë ai për Deutsche Welle.

Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se arrestimi i ish-shefit të UDB’së në Kroaci Josip Peroviq mund të çojë drejt zbulimit se cili ishte roli i Zelko Raznatoviq-Arkan në likuidimin e kundërshtarëve të regjimit të Ish-Jugosllavisë.

Sipas “Blic”, askush në Serbi nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjet e emigrantëve serbë e as nuk është nisur ndonjë hetim. Por, tashmë dihet roli i kriminelëve serbë, siç është Arkan, i cili ka vrarë në emër të sigurimeve të armatës jugosllave (KOS) dhe UDB’së.

Mobi Casa

Shefi i dikurshëm i shërbimit shtetëror jugosllav Stane Dolanc, kishte thënë se “Arkan vlen më shumë se sa krejt shërbimi”.

Një ish-pjesëtar i Sigurimit Jugosllav, ka folur në kushte anonimiteti për Arkanin dhe përfshirjen e tij në likuidimin e shqiptarëve.

“Besimin që e kishte fituar në qarqet e udbashëve e ilustron detyra që e kishte marrë atëherë nga sigurimi shtetëror, që të neutralizojë një çerdhe të fuqishme të emigracionit në rrethinën e Shtudgartit. Dy javë është ushqyer me konserva dhe ka fjetur në kulm të ndërtesës ku është dashur të takohen tre terroristët. Ndërkohë që shërbimin e kishte njoftuar se në objekt ndodhen 15 shqiptarë dhe se ky është një rast i mirë”, ka thënë ky oficer.

Sipas këtij, ish-sigurimsi, Arkan e kishte përfunduar me sukses misionin. Siç, dihet më 1982, në afërsi të Heilbronnit të Gjermanisë Perëndimore, ishin vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Dyshohet se vrasja është organizuar nga shteti jugosllav por dorasit nuk janë zbuluar kurrë. Ndërsa për atentatin e trefishtë tashmë ka shumë versione.

Rreth përfshirjes së Arkan në këto vrasje kishte folur edhe zëvendëspresidenti i INTERPOL’it Budimir Baboviq, i cili ka thënë se është folur shumë që Arkan ka qenë ekzekutor i ngarkuar nga shërbimi shtetëror për eliminimin e kundërshtarëve të ish-regjimit.

“Ai (Arkan) edhe publikisht është lavdëruar dhe i ka treguar edhe revolet që ka marrë nga sigurimi shtetëror nga ish zyrtarët e lartë të shtetit”.

Arkan është vrarë në më 15 janar të vitit 2000 në një hotel në Beograd.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.