Mobi Casa

A e ngrit kafeja nivelin e kolesterolit?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studiuesit në Universitetin Bujqësor të Vageningenit, në Holandë, thonë se pirja e kafesë së pafiltruar ngre nivelin e kolesterolit. Fjala kyç është “e pafiltruar”. Përse?

Në “Research Reports”, një buletin i Organizatës së Holandës për Kërkime Shkencore, thuhet se kokrrat e kafesë përmbajnë një substancë të quajtur kafestol, e cila ngre nivelin e kolesterolit. Kafestoli del kur në kafenë e bluar hidhet ujë i nxehtë.

E njëjta gjë ndodh kur kafeja e bluar imët zien në ujë për njëfarë kohe (si në rastin e kafesë turke) ose kur në vend të një filtri letre, përdoret filtër prej metali (si në rastin e ekspresit francez). Pa një filtër letre, kafestoli përfundon në kafenë që konsumohet. Një filxhan me kafe të pafiltruar, që mund të përmbajë deri në katër miligramë kafestol, e ngre nivelin e kolesterolit me një për qind.

Fundamenti

Edhe kafeja ekspres përmban kolesterol, përderisa nuk filtrohet me letër. Megjithatë, nëse konsumojmë sasi të vogla kafeje ekspres, ndikimi është më i ulët, ndoshta një ose dy miligramë për çdo filxhan.

“Research Reports” paralajmëron se konsumimi i pesë filxhanëve të vegjël me kafe ekspres në ditë mund ta ngrenë nivelin e kolesterolit në dy për qind.