Eko Higjiena

A e keni ditur se këta futbollistë janë shqiptarë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sic të gjithë e dimë populli shqiptar ka kaluar në peripeci të ndryshme e ku popullsia është asimiluar apo ka harruar gjuhën, gjithsesi tregues të origjinës së tyre mbeten mbiemrat apo dhe të dhënat hsitorike, këtu është një listë me 5 futbollistë që ju nuk e dinit që kanë origjinë shqiptare.

Adem Ljajic-Roma

Mesfushori i Romës dhe kombëtares serbe i njohur për moskëndimin e himnit serb gjatë ndeshjeve për shkak të tekstit diskriminues ndaj muslimanve dhe pakicave joserbe. Adem Ljajic edhe pse nga të tjerat është etiketuar si boshnjak ai është mjaftuar duke thënë se është musliman. Në të vërtete ai është lindur në Novi Pazar,Sanxhak dhe mbiemri i tij vjen nga fisi Lajiqëve, fis shqiptar mjaft i njohur i kësaj krahine, që është drejt asimilimit.

Mateo Musacchio-Villareal

Mbrojtësi i Villareal dhe kombëtares argjentinas është arbëresh i lindur në Argjentine mbiemri i tij i vërtet i cili rrjedh nga zona e Beratit është Muzaka. Sic shumë arbëresh e italianë të tjerë dhe paraardhësit e Musacchios emigruan gjatë luftës së dytë botërore nga Italia drejt Argjentiës.

Onur Kivrak-Trabzonspor

Eco Higjiena

Portieri i Trabzonsporit dhe i kombëtares Turke, tri vite më parë kur FK Kukësi do të luante ndaj Trabzsonsporit, Onur mori pjesë ne delegacionin e skuadrës turke që mirpriti skuadren Kuksiane në Trabzonspor, arsyeja? Onur u tha se kishte origjin shqiptare dhe ndaj kish pasur dëshirë tu jepte mirseardhjen.

Georgios Tzavellas-PAOK

Mbrojtësi i PAOK i cili është aktivizuar dhe me Eintrach Frankfurtin, Monacon por edhe me kombëtaren greke. Georgios rrjedh nga një nga fiset më të njohura arvanitase ajo e Xhavellarëve që kanë kontribuar në letërsinë arvanitase por edhe në luftën ndaj otomanëve.

Marko Arnautovic-Stoke City

Makthi i gazetarëve apo “Bad Boy” sic është njohur kudo ka ka luajtur, ish sulmuesi i Interit dhe Weder Bremenit, tashmë aktivizohet tek Stoke City dhe për kombëtaren austriake. Gjithsesi ai nuk i shmanget dot dickaje, mbiemrit të tij. Marko Arnauti ose Marko Shqiptari, quajeni si të dëshironi!/sportpress.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.