A e gëzoi Shaqiri Blatterin?!
Ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Hondurasit – në të cilën shpërtheu futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri – e ka shikuar nga tribuna VIP edhe presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Ndonëse nuk është vërejtur, Blatter sigurisht se iu është gëzuar fitores së vendit të tij, Zvicrës.
E, për këtë, meritori kryesor ishte pikërisht Xherdan Shaqiri, i cili i realizoi të tri golat në fitoren prej 3:0 të helvetikëve.
Shtrohet pyetja nëse paraqitja e Shaqirit i ka bërë presion Blatterit për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, apo Blatter do ta mendoj zvarritjen e këtij procesi, për ta shmang mundësinë që futbollistët kosovarë ta braktisin Zvicrën për t’iu bashkuar Kosovës – siç ka pas spekulime kohëve të fundit?! /ZERI/


