Eko Higjiena

A e dini si të mbroni mëlçinë nga diabeti?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool.

Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë shpesh herë nuk shfaq asnjë simptomë. Ajo rrit rrezikun e krijimit të sëmundjeve të zemrës, të veshkave, të cerozës dhe kancerit në mëlçi.

Gjithashtu rol në zhvillimin e saj luajnë niveli i lartë i kolesterolit dhe presioni i lartë i gjakut

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kur kombinohet me diabetin e tipit 2 mund të çojë në përkeqësim të gjëndjes shëndetësore.

Mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes së mëlçisë yndyrore përfshin këto hapa :

Mbajtja nën kontroll nivelit të sheqerit në gjak .

Mbajtja nën kontroll e presionit të lartë të gjakut.

Ruajtja e peshës ideale ose reduktimi i saj në rastin e mbipeshës.

Mbajtja në normë e kolestrolit të keq dhe triglicerideve.

Reduktimi i konsumit të alkoolit.

Hidromorava

Nëse diagnostikoheni me diabet doktori mund t’ju rekomandojë kryerjen e një ekzaminimi me ultratinguj të mëlçisë dhe monitorimin e saj me anë të testeve të gjakut.

Disa ushqime që ndihmojnë me pastrimin e mëlçisë

Qitro

Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë.

Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë.

Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.

Panxhari

Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë.

Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.

Limoni

Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.