Eko Higjiena

A e dini se pirja e dy kafeve dhe çajrave në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pirja e kafesë ose çajit mund të lidhet me një rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe demencës, sipas studimit më të madh të këtij lloji.

Goditjet në tru shkaktojnë 10% të vdekjeve globalisht, ndërsa demenca është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në botë – 130 milionë njerëz pritet të jetojnë me të deri në vitin 2050.

Në hulumtim, 365,000 njerëz të moshës 50-74 vjeç u ndoqën për më shumë se një dekadë. Në fillim pjesëmarrësit, të cilët ishin të përfshirë në studimin e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, vetëraportuan se sa kafe dhe çaj pinin. Gjatë periudhës së hulumtimit, 5,079 prej tyre zhvilluan demencë dhe 10,053 patën të paktën një goditje në tru.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin dy deri në tre filxhanë kafe ose tre deri në pesë filxhanë çaj në ditë, ose një kombinim prej katër deri në gjashtë filxhanë kafe dhe çaj, kishin rrezikun më të ulët të goditjes në tru ose demencës.

UBT

Ata që pinin dy deri në tre filxhanë kafe dhe dy deri në tre filxhanë çaj në ditë kishin 32% më pak rrezik për goditje në tru. Këta njerëz kishin një rrezik 28% më të ulët të demencës krahasuar me ata që nuk pinin çaj ose kafe.

Për revistën Plos Medicine, autorët thanë: “Gjetjet tona sugjeruan që konsumimi i moderuar i kafesë dhe çajit veçmas ose në kombinim ishin të lidhur me rrezikun më të ulët të goditjes në tru dhe demencës”.

Dr. Rosa Sancho, kryetarja e kërkimit në Alzheimer’s Research në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Për shumicën prej nesh, rreziku ynë i demencës varet nga ndërveprimi kompleks i moshës sonë, gjenetikës dhe stilit të jetesës. Të kuptuarit se cilat aspekte të stilit tonë të jetesës kanë efektin më të madh në shëndetin e trurit është çelësi për fuqizimin e njerëzve për të marrë vendime të informuara për jetën.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.