A e dini se për 100 herë hudhra është më e fortë se antibiotikët?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Hulumtimi nga Universiteti në Uashington ka vërtetuar se një ushqim i shëndetshëm shumë më mirë shëron helmimin nga ushqimi sesa antibiotikët. Ky ushqim i fortë që moti njihet për efektet e veta shëruese, e tashmë është vërtetuar se dobia e tij është shumë më e madhe. Bëhet fjalë për hudhrën, e përbërësi i saj kryesor “dialil sulfit” për 100 herë është më i fortë në luftën kundër helmimit me ushqim sesa vetë antibiotikët.

Hudhra, jo vetëm se është më e fortë sesa antibiotikët, por ajo vepron përnjëherë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndikon në atë mënyrë që ndalon përhapjen e baktereve “kampilobakter”, baktere këto që shkaktojnë helmimin përmes ushqimit. Një tjetër studim ka vërtetuar se hudhra në përgjithësi shton nivelin e antioksiduesve në trup, e antioksiduesit janë substancë kryesore dhe shumë kyçe për shëndetin tonë.

KKVITI

Hudhra konsiderohet si ushqimi më i fortë që na e dhuron natyra. Është pjesë kyçe në ushqimin mesdhetar, prandaj njerëzit e konsumojnë atje me të madhe, por janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

(Kosova Sot)