A e dini se, domatja është aleatja e përhershme e lëkurave të yndyrshme?

Domatja është perimja më e përdorshme nga të gjithë, pothuajse në gjithë stinët e vitit. Por ne nuk kemi ditur gjithçka mbi këtë perime, pasi e kemi përdorur vetëm për konsum ushqimor, por në fakt domatja ka edhe disa veçori të tjera dhe ndër to është në fushën e bukurisë.
Në dimër, ndonëse nuk është e zakonshme një lëkurë e yndyrshme, pasi ajri i acartë e than atë, ndodh që dhe në këtë stinë të ftohtë lëkura juaj të mbiprodhojë yndyrë. Nëse kjo gjë është shqetësuese për ju atëherë duhet të dini se domatja është aleati i lëkurave të yndyrshme.
E pasur me likopene, domatja, një antioksidant natyral, ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.
Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.
RECETA E SHTËPISË: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.