UBT

A e dini se çfarë i ndodh trupit kur hani kikirikë çdo ditë?

/ 1 minutë lexim

Kikirikët janë të mbushur me antioksidantë të fuqishëm, proteina dhe kripëra minerale. Me origjinë nga Brazili dhe që nuk rriten në krejt botën, kikirikët janë të njohur edhe për gjalpin dhe vajin e tyre, sidomos për fërgesa, por me të mund të gatuhen edhe receta të shijshme.

Vetitë e kikirikëve

Fundamenti

Kikirikët janë fara të vogla të pasur me proteina dhe minerale, në veçanti me zink, magnez, kalium, fosfor dhe mangan. Kikirikët janë kalorik (rreth 610 kalori për 100 gramë) dhe përmbajnë një sasi të madhe të fibrave dhe vitaminave, sidomos vitaminë E, B3 dhe B6; duke bllokuar kështu tërësisht rrugët e kolesterolit. Ata kanë edhe vitaminë B9, që është shumë e mirë sidomos për gratë shtatzëna.

Por, kikirikët rrezikohen nga alfa toksinat dhe kështu duhet t’i zgjidhni me kujdes dhe të konsumoni vetëm produkte me kualitet në të cilat farat e kikirikut nuk janë të modifikuara, të zeza ose të mbuluara me një ngjyrë hiri.