A e dini sa e shëndetshme është qepa e egër?

Qepa e egër ka efekt të dobishëm në mbarë organizmin, e mes tjerash, përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron rrugët e tretjes dhe dezinfekton rrugët e frymë- marrjes.
Marrë parasysh se rritet gjatë pranverës, qepa e egër është ideale për pastrimin e organizmit, transmeton gazeta Kosova Sot.
Sipas fjalëve të hulumtuesve të ndryshëm, qepa e egër është gjithnjë e më e pranishme dhe gjithnjë e më shumë njerëz e konsumojnë. Është interesant që mund të kultivohet në shtëpi.
Ka efekt të dobishëm në mbarë organizmin. Vetitë shëruese të saj janë: ndihmon te pagjumësia dhe marramendjet, përmirëson kujtesën, ndihmon te osteoporoza dhe artriti, përmirë- son dukjen e lëkurës. Ju sjellim recetën për supë me qepën e malit, apo qepën e egër: – 40 gr qepë të egër; – 5 gr hudhër pluhur; – 10 gr miell; – piper, vaj, gjethe dafine; – ujë; – ajkë. Përgatitja: E pastroni qepën e egër dhe e copëtoni në pjesë të vogla. Në enë piqni qepën e egër dhe hudhrën. Hidhni ujë, erëzoni dhe zieni. Hidhni pak ajkë dhe kënaquni me supën e shëndetshme.
(Kosova Sot)