Mobi Casa

A e dini përse ish-duhanxhinjtë shëndoshen?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njëri nga shkaqet që shumica e duhanxhinjve nuk i harrojnë ato shprehi të pashëndetshme është frika nga shëndoshja (shtimi në peshë). Në të vërtetë, afro 80 për qind e duhanxhinjve të cilët vendosin ta lënë duhanin shëndoshen mesatarisht për 7 kilogramë.

Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes nuk janë kaloritë, shkruan “Deutsche Welle”. Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve.

Shkencëtarët e Spitalit universitar të Cyrihut nëntë javë kanë analizuar kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe të atyre që nuk kanë pirë duhan dhe kanë konstatuar: derisa te duhanpirësit dhe te joduhanpirësit asgjë nuk ka ndryshuar, në florën e zorrëve të personave të cilët e kanë lënë duhanin kanë ndodhur ndryshime dramatike.

Kanë filluar të shtohen llojet e baktereve të cilat dominojnë edhe në zorrët e personave të tjerë. Ato baktere u takojnë familjeve të cilat profesionalisht quhen proteobacteria dhe baceteroidetes.

FIDANISHTJA

Personat të cilët e kanë lënë duhanin menjëherë kanë filluar të shëndoshen, edhe pse nuk kanë futur në organizëm më shumë kalori nëpërmjet ushqimit dhe pijeve sesa kur kanë pirë duhan.

Baktere të caktuara në florën e zorrëve janë në gjendje posaçërisht në mënyrë efektive të përpunojnë energjinë nga ushqimi dhe ta depozitojnë në qelizat e yndyrës.

Për shkak të këtyre efekteve njerëzit shëndoshen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.