FITORJA

A e dini përse buka duhet të hahet në fund të racionit?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Studimet e reja shkencore tregojnë që konsumimi i karbohidrateve në fund të racionit ka pasoja të volitshme për shëndetin tonë.

Studimet, të cilat i ka udhëhequr profesoresha e Fakultetit të Universitetit të Nju-Jorkut, Louis J. Aaron, ka qenë e inspiruar me të dhënat e pamjaftueshme shkencore mbi atë se a ndikon koha kur konsumohen karbohidratet në nivelin e sheqerit dhe në gjak.

Doktoresha Aaron me kolegët e vet ka studiuar mënyrën e ushqimit të 16 diabetikëve, transmeton Telegrafi.

Grupi i parë ka konsumuar karbohidrate dhjetë minuta pas proteinave dhe perimeve, grupi i dytë ka ngrënë karbohidrate para perimeve dhe proteinave, ndërkaq grupi i tretë i ka konsumuar të gjitha njëherësh.

Koha për karbohidrate

ARKATANA

Secilit individ i është matur niveli i gjakut në gjak para ngrënies dhe 30 minuta pas ngrënies.

Është treguar që ai grup i cili ka konsumuar karbohidrate në fund, ka pasur 53,8 për qind më pak sheqer në gjak nga grupi i cili ka konsumuar karbohidrate para mbetjes së racionit dhe për 40,4 për qind më pak sheqer në gjak nga ata të cilët kanë ngrënë njëherësh të gjithë artikujt.

Shkencëtarët konsiderojnë që konsumimi i karbohidrateve në fund të racionit, ndikon në nivelin e insulinës, i cili është i nevojshëm për metabolizmin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu, ekziston bindja që kjo mënyrë e ushqimit ka mundur të ndikojë në humbjen e peshës trupore, sepse nivelet e vogla të insulinës në organizëm çojnë deri në dobësim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.