GRANDEMALL

A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Stili modern i jetës ka bërë që shumë nga ne tashmë të mos bëjnë më aktivitet fizik. Të jenë persona që dëshirojnë më shumë të qëndrojnë ulur duke harruar se qeniet njerëzore duhet të ecin sa më shumë.

Pjesë më të madhe të kohës gjatë ditës sipas studimeve njeriu e harxhon duke qëndruar ulur.

Viteve të fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i hulumtojnë më thellë efektet fizike dhe psikologjike të qëndrimit të tepërt ulur, shkruan Living.

Zbulimet e tyre janë alarmante

!Më poshtë do të lexoni disa fakte në lidhje me këtë:

– Muskujt fillojnë ta humbasin tonifikimin

Qëndrimi i tepërt ulur ndikon që t’i shfrytëzoni më pak muskujt dhe kjo ndikon që ta humbni forcën muskulore.

– Nyjet bëhen më pak fleksibile

Hidromorava

A jeni ndjerë ndonjëherë të lodhur apo keni pasur dhimbje kur jeni ngritur nga karrigeja?

Nëse po, atëherë kjo për shkak se keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë. Nyjeve u nevojitet lëvizje e rregullt për ta mirëmbajtur funksionin e tyre.

– Edhe performanca konjitive e pësonTrurit i nevojitet një furnizim i vazhdueshëm me gjak të oksigjenuar për të funksionuar mirë. Kur qëndroni për disa orë ulur pa lëvizur fare, qarkullimi i gjakut ngadalësohet, ndërkaq kjo manifestohet me përqendrim dhe kreativitet më të ulët.

– Shpina fillon t’ju dhembë

Gjatë aktivitetit fizik, muskujt në shpinë kontraktohen dhe relaksohen. Kjo është e rëndësishme sepse përmirësohet qarkullimi i gjakut në disqet e shpinës. Qëndrimi ulur ndikon që disqet e shpinës të bëhen kompakte dhe kjo shkakton dhmbje.

– Rritet rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulareShtimi i peshës është de fakto rreziku për diabet. Kur qëndroni ulur pa lëvizur, ju digjni më pak kalori e kjo shndërrohet në shtim të peshës.

Veç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se ata të cilët qëndrojnë ulur gjithë ditën janë më të prirë të diagnostikohen me sëmundje të zemrës sesa ata që vazhdimisht lëvizni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.