ARKATANA

A e dëmton diabeti trurin?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Diabeti është ndërlidhur me një numër të madh të komplikimeve shëndetësore, siç janë sëmundjet e veshkave.

Por, hulumtimet e reja kanë zbuluar se personat e moshuar që kanë tipin 2 të diabetit mund të kenë më shumë vështirësi edhe me mendim dhe kujtesë, transmeton Telegrafi.

Gjatë studimit 5-vjeçar, pjesëmarrësit me diabet kanë pasur dobësim të kujtesës verbale dhe rrjedhshmërisë.

Por, ndonëse kujtesa dhe funksioni ekzekutiv (aftësitë e mendimit dhe planifikimit) ishin dobësuar në shkallë më të madhe te personat e diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, kjo nuk ishte vërejtur në vëllimin e trurit.

FIDANISHTJA

Shkencëtarët thonë se janë befasuar nga ky zbulim, pasi që nuk kanë gjetur një lidhje mes madhësisë së trurit dhe problemeve me mendim e kujtesë.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se mesazhi i përgjithshëm i këtij studimi është i thjeshtë: tipi 2 i diabetit ndikon në funksionin e trurit.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë konstatuar se diabeti mund t’ua dyfishojë personave me diabet rrezikun e zhvillimit të demencës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.