HW

A e çojnë Kosovën në NATO, Trumpi e Rutte?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Donald Trump dhe Mark Rutte, në skenën botërore tani llogariten si dy liderët me raportet më të afërta politike e diplomatike.

Kjo u pa edhe këtë të hënë, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, priti për të disatën herë në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Amerikani dhe holandezi, që po kryejnë punë kritike në koordinimin transatlantik, po ashtu po konsiderohen si dyshja e madhe që mund ta jetësojnë hyrjen e Republikës së Kosovës, në Aleancën-veri Atlantike.

Gjatë një paraqitjeje në Uashington, ku qëndroi për vizitë javën e kaluar, presidentja Vjosa Osmani tha se Trump e Rutte do ta bënin këtë të mundur.

Sipas saj, sekretari Rutte është shumë në sinkron me presidentin Trump, dhe nëse kjo dyshe do që kjo të ndodhë ata mund t’i bindin shtetet mosnjohëse.

Uji Dea

Nga 32 vende anëtare, sa i ka NATO, katër prej tyre (Spanja, Sllovakia, Greqia e Rumania) nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Kosova duhet të koncentrohet në lidershipin amerikan por edhe të shefit të NATO-s, që të mund t’i afrohet anëtarësimit.

Plani që së pari të hyhet në Partneritet për Paqe, që është program i NATO-s, kërkohet që të tejkalohet dhe hyrja në Aleancë direkt të bëhet synimi kyç.

Gjatë vizitës më 11 mars në Prishtinë, sekretari i NATO-s foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në aleancë. Mes tjerash tha se katër mosnjohëset janë një çështje që qëndron, përderisa e çmoi bashkëpunimin Kosovë-NATO./klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.