Uji Dea

A duhet të vuaj tërë jetën për gabimin e bërë në rini?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rastin e Valonit e ka problematizuar krimi në Menznau me autor shqiptarin nga Kosova, i cili kishte fituar shtetësinë zvicerane, ndonëse kishte qenë i dënuar më parë.

Kosovari Valon Ismajli është i dëshpëruar për faktin se kërkesa e tij për shtetësi zvicerane do të rishikohet. Në rrethana normale Parlamenti i Kantonit te Aargaut i kalon vetëm formalisht kërkesat për shtetësi (natyralizim).

Por, të martën e javës së kaluar ky parlament vendosi që ta veçojë njërën nga kërkesat dhe ta vejë edhe njëherë “nën llupë”. Fjala është për kërkesën e Valon Ismajlit, shqiptarit 32 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Spreitenbach.

Ai thotë se e meriton natyralizimin pasi që gjatë 13 viteve të kaluara nuk ka rënë ndesh me ligjin. Valoni jeton prej 22 vitesh në Zvicër, ka dy fëmijë ndërsa bashkëshortja e tij e ka fituar shtetësinë zvicerane. Së bashku me vëllanë, ai mban një shitore veturash.

Por, ai ka një dosje policore të hershme, ka qenë i dënuar disa herë për delikte të ndryshme në mes të vitit 2001 dhe 2003, delikte këto që tashmë janë fshirë nga regjistri i dënimeve.

FITORJA

Mirëpo, ajo që e ka problematizuar rastin e Valonit nuk kanë qenë deliktet e tij të hershme por krimi i ndodhur në Menznau të Lucernit, rreth 3 javë më parë, me autor një shqiptar nga Kosova, i cili kishte fituar shtetësinë zvicerane, ndonëse kishte qenë i dënuar disa herë.

Ja se ç`thotë Andreas Glarner, kryetar i grupit parlamentar te SVP-së në Parlamentin e Kantonit: “Ky njeri ka shumë `gjynahe`, prandaj ne ishim të detyruar të vepronim”. Sipas tij, nuk është në rregull që një person i dënuar për vjedhje të shumëfishtë, shkelje të mëdha të rregullave të trafikut etj., të natyralizohet pa asnjë kundërshtim.

Ndërsa Valon Ismajli e sheh ndryshe këtë punë. Ai për “Sonntagsblick” thotë: “Si i ri kam gabuar. A duhet tash të paguaj gjithë jetën për këtë gabim?”. Ai beson se tashti, pa të drejtë po trajtohet si “dash kurbani” i tragjedisë në Menznau.

Në rast se parlamenti i kantonit do ta hedhë poshtë kërkesën e tij, Valoni do ta çojë lëndën në Gjykatën Administrative. Atje, ka gjasa të mira që ta fitojë rastin, dhe këtë e thotë edhe deputeti nga SVP-ja, Martin Sommerhalder. Por, pikërisht për këtë arsye kërkesa si kjo nuk bën të kalohet vetëm formalisht. Duhet dhënë një sinjal, thotë Sommerhalder për “Aargauer Zeitung”.

Ende nuk është vendosur se kur Parlamenti i Kantonit do ta marrë vendimin për kërkesën e Valon Ismajlit për natyralizim.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.