RCCOLA

“A duhet të kemi të varfër“?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – Për shtresën e ndjeshme, kemi ndarë 50€, ndërsa për atë shumë të ndjeshme, 100€. Këto janë disa nga veprimet e qeverisë në vitet e fundit. Ky koncept me kujton fjalët e një prifti spanjoll në vitin 1954 teksa thoshte papës: “Duhet të kemi të varfër që të pasurit të mund të dhurojnë, duke ndihmuar në mënyrë të mëshirshme të varfërit.”

“Ekonomia jonë ngjan më shumë me një shoqatë bamirëse si ‘Nëna Terezë’ sesa me një ekonomi shtetërore.” Shpesh, me shpërndarjen e “Vitrave,” vendi nuk zhvillohet. Zhvillimi i shëndoshë është ai që lejon qytetarët të jetojnë në kushte dinjitoze dhe të mbulojnë nevojat dhe kërkesat për një jetë evropiane.

Uji Dea

Me rrethë 400€ në muaj, jemi më të varfër se çdo vend tjetër në Evropë. Për të zhvilluar ekonominë tonë, duhet të fokusohemi në kontaktin me kompanitë potenciale dhe të përgatitemi së bashku për krijimin e kushteve ligjore dhe infrastrukturore. Gjithashtu, rritja e cilësisë në arsim është e domosdoshme për tërheqjen e investimeve. Nuk duhet të gjejmë arsye për moszhvillim, por të punojmë me vendosmëri dhe vullnet për të ndryshuar situatën. Duhet të përdorim vizionin dhe idealin që na dha liria për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tonë.

Zhvillimi ekonomik është një proces i vështirë që kërkon angazhim të përhershëm. Synojmë një vizion të qartë dhe një ideal të lartë për të kthyer mendjet tona drejt zhvillimit ekonomik në nivel evropian dhe përtej, sepse vetëm atëherë mund të ndërtojmë një vend më të fuqishëm dhe më të pasur për të gjithë qytetarët tanë.