ARKATANA

A duhet ta lani apo jo orizin përpara gatimit?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sipas ekspertëve larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë.

Shpëlarja largon papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eliminon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës e cila më pas shkakton ngjitjen e tij.

Për shpëlarjen e orizit ju mund të përdorni një enë qelqi ose një kullesë.

Në fillim të procesit, uji që lëshon orizi është i turbullt dhe më pas gjatë shpëlarjes uji do të jetë i tejdukshëm.

Kjo shpëlarje do të ndihmojë që pilafi të shkërmoqet lehtë dhe të kokrrat të mos ngjiten me njëra tjetrën.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen nëse do të gatuani rizoto me perime ose mish.

Ky gatim specifik kërkon një oriz më të qullët e kremoz.

Mobi Casa

Kremoziteti i rizotos mundësohet edhe nga niseshteja në sipërfaqen e çdo kokrre.

Ekspertët thonë se në shumë paketime të ndryshme, orizi përzihet me shkumës pluhur për të parandaluar lagështinë.

Pluhuri në fjalë mund të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin, por sidoqoftë asnjë prej nesh nuk do ta ketë në gatim.

Ka argumenta sipas të cilave, shpëlarja e orizit eliminon ushqyesit e drithit.

Nga ana tjetër, orizi i bardhë, është një drith i përpunuar dhe i zhveshur nga ushqyesit.

Kjo tregon se shpëlarja e tij nuk luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.