Fidanishtja

A duam dhe sa duam?

/ 4 minuta lexim

Nga Arben Kurteshi – Dikur në kohën e mbretërive detyrë e udhëheqësisë ka qenë, t`i sigurohet mbretërisë fuqia e pushtetit dhe të mblidhet sa më shumë pasuri për mbretërinë! Ndërsa sot në kohën moderne qëllim dhe detyrë kryesore e udhëheqësisë është që, të punohet për mirëqenien e qytetarëve, mbrojtjen e mjedisit natyror, rritjen ekonomike, nivel të qëndrueshme të çmimeve, punësim të plotë për ata që duan dhe munden të punojnë, ekuilibër të tregtisë së jashtme, shpërndarja e drejtë e të ardhurave dhe pasurisë, me një fjalë të punohet për një jetë sa më të mirë dhe të sigurt të qytetarëve.

Nëse vërtet duam ta dimë sesa është zhvilluar vendi ynë në dy dekadat e fundit, ti shtrojmë vetes këto pyetje:

  • Sa është ruajtur mjedisi?
  • Sa është rritja ekonomike?
  • Sa % është papunësia?
  • Sa % është ekuilibrit import/eksport?
  • % e shpërndarjes së të ardhurave?
  • Sa mbulojnë të ardhurat nevojat elementare?

Nëse përgjigjemi në këto pyetje, shpjet mund ta gjemi gjendjen reale të zhvillimit të vendit, në krahasim me shtetet e bashkësisë që ëndërrojmë të jemi pjesë e saj, pra Bashkimit Evropian.

Liria u arrit sepse ideali dhe vizioni ynë ishte drejtpërdrejt i lidhur me cakun, pra me lirinë.

KKGJILAN

Edhe pse kushtet dhe rrethanat në atë kohë nuk lejonin kurrsesi arritjen, ne ndryshuam kushtet dhe rrethanat në mendjet tona, pikturuam dhe arritëm lirin duke përdorur gjithçka si shteg drejt arritjes; pra ne jemi krijuesit dhe autorët e këtij kapitulli të përfunduar.
Por, pse nuk po mund të arrihet zhvillimi ekonomik i vendit ku qëndron defekti ynë ?
Aty ku është potenciali ynë i madhë është edhe defekti ynë; pra tek ideali dhe vizioni ynë! Fatkeqësisht caku i idealit të zemrave dhe vizionit të mendjes, që nga pas lufta e deri sot është pushteti!

Kur pushteti është cak i idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes atëherë zhvillimi mbetet sekondarë dhe i lënë pas dore; e pushteti mbeti deri sot primar!

Vendi është zhvilluar pikërisht aq sa mund të zhvillohet një vend i lënë pas dore. Edhe pse ne kemi shumë shembuj nga shtetet tjera që u zhvilluan brenda dy dekadave.
Krijimi i sigurisë sociale e shëndetësore, sigurisë për papunësi, sjellë besimin në zhvillim, dhe përpilimi proaktivë i përbashkët i kushteve dhe ligjeve me investitorët potencial në përputhshmëri me ligjet tona dhe ato ndërkombëtare me barriera të ulëta mund të sjellë kapitalin e nevojshëm për zhvillimin e vrullshëm të vendit.

Pra, të fokusohemi se mund ta zhvillojmë, dhe jo se nuk mund ta zhvillojmë vendin!
Të fokusohemi se kush mund ta zhvillojë, dhe jo kush e pengoj zhvillimin e vendit!
Të fokusohemi në projekte për zhvillim proaktiv dhe jo reaktiv ndaj investitorëve me potencial!
Të fokusohemi në gjetjen e mundësive për zhvillim, dhe jo në arsye për moszhvillim!
Të fokusohemi çka kemi, dhe jo çka na mungon për zhvillimin e vendit!
Hipoteza injorante ekonomike thotë se: “Politikanët në vendet e varfra nuk dinë sesi funksionon ekonomia!”
Se a është një vend i varfër apo i pasur, VARET nga institucionet e tij dhe jo nga dallimet gjeografike apo kulturore.
Kapitali investues i cili po lundron rreth e rreth globin tonë, gjithherë po merr atë kahje dhe drejtim më lehtë e më shpejt drejt atyre shteteve ku barrierat ligjore janë më të ulëta.
Nëse ne proaktiv përpilojmë kushtet e nevojshme ligjore për investitorët potencial dhe bashkërisht me investitorët potencial në përputhshmëri me ligjet e Kosovës e ato ndërkombëtare; pra krijimin e draftit për„Shtratin ligjorë“ me barriera më të ulëta se vendet tjera; lumi investues mund të rrjedhë drejt vendit tonë më lehtë e më shpejt; dhe mund të krijohen gjithë ato vende pune, që rinia jonë po i kërkon jashtë shtetit tonë!
Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë.
Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.
Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.
Madhësia e suksesit të shtetit tonë, varet nga madhësia idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes e veprimeve pasuese për arritjen e synimit!