RCCOLA

A do të zgjasë katër vjet koalicioni PDK-LDK?

/ 2 minuta lexim

PDK e LDK do ta provojnë edhe një herë të bashkëqeverisin, ashtu siç kishin bashkëqeverisur gjatë mandatit 2007-2010, por që koalicioni ishte prishur para përfundimit të mandatit. Edhe kësaj radhe, analistët nuk shohin se ky koalicion mund të ketë jetë më të gjatë më shumë se 2-3 vjet.Sipas analistëve, koalicioni PDK-LDK është dëshmuar edhe më herët se ka probleme sepse nuk ekziston besimi i ndërsjellë.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se në bazë të përvojës nga periudhë 2007-2010 është parë që një koalicion i tillë mund të ketë probleme të mëdha.

“Mungon besueshmëria e ndërsjellë dhe pas një kohe krijohet një hendek mes këtyre dy partive dhe në vend të një qeverie i kemi dy qeveri. Kjo gjë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, mirëpo mendoj se mund të ndodhë pas dy apo tri vjetësh”, thotë Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Skeptik për jetëgjatësinë e koalicionit PDK-LDK është edhe profesori Riza Smaka, i cili thotë se ky është koalicion artificial dhe me plot kontradikta.

Smaka thotë se ky koalicion është i paqëndrueshëm duke pasur parasysh sidomos deklaratat e vazhdueshme të kreut të LDK-së se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Uji Dea

“Tani domethënë i ka tradhtuar votuesit dhe votuesit nuk mund të jenë të kënaqur. Besoj se as strukturat e partisë nuk janë të kënaqura. Ka vlime atje. Kështu që pres që ky koalicion maksimalisht dy vjet, më tepër nuk mund ta shtyjë”, thotë Smaka.

Sipas analistëve, koalicioni PDK-LDK e ka vështirë edhe për shkak të problemeve të shumta shoqërore, ekonomike e politike të ndjeshme.

Ndryshe, PDK e LDK kanë bashkëqeverisur në mandatin 2007- 2010, kohë kur në krye të LDK-së ishte Fatmir Sejdiu. Marrëveshja e koalicionit u prish para përfundimit të mandatit.

Një prej zërave më kritikë gjatë asaj kohe për koalicionin me PDK-në ishte vetë kreu aktual i LDK-së, Isa Mustafa. /rtk/