Hidromorava

A do të zbarkojë Prokuroria Speciale në Gjilan, opozita me akuza të rënda ndaj Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Akuzat e PDK-së dhe LDK-së për përfshirje në vepra të keqpërdorimit janë të mjaftueshme që secili prokuror me integritet dhe guxim profesional, të mund të filloj hetimet. Për shkak se prokuroria lokale nuk ka kompetenca ta hetojnë kryetarin e komunës, tani gjithçka varet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Akuzat e fundit të PDK-së dhe LDK-së të cilat kanë ofruar fakte e dëshmi të mjaftueshme për përfshirje dhe shkeljen e ligjit të kreut të Gjilanit, do të duhej të ishin alarmuese për hetuesit.

Nga Prokuroria e Gjilanit thonë se nuk është në kompetencë të kësaj prokurorie që ta hetojë kryetarin e komunës, por drejtorët dhe zyrtarët po.

Të njëjtit nga Prokuroria e Gjilanit ua zënë për të madhe PDK e LDK që nuk kanë ngritur kallëzim penal, por u ka mjaftuar vetëm reagimi medial.

Edhe burimet tona nga Prokuroria Speciale thanë se janë duke e përcjellur vazhdimisht punën e kreut të Gjilanit sepse ka shumë reagime publike të cilat janë të mjaftueshme për të zbarkuar në Gjilan.

Eco Higjiena

Një aktivist i PDK-së tha se ky subjekt politik duhet të kalojë në vepra.

”Kur ne ishim në pushtet, sidomos kur kryetar ishte Qemajl Mustafa, LVV ka dërguar dhjetëra kallëzime penale në Prokurori. Madje kallëzim penal kanë dërguar edhe për drunjtë dekorativ për të cilin projekt Qemajl Mustafa është hetuar gati dy vite”.

Edhe nga LDK-ja ka aktivist që thonë se po amnistohet Alban Hyseni.

”Luta e dinë shumë mirë se qysh dërgohen lëndët në Prokurori dhe deri tash kemi vetëm përralla e reagime boshe. LDK-së i takon të bëjë kallëzime penale dhe të dërgohen urgjentisht në Prokurori” tha ky aktivist i kahershëm në LDL./rajonipress/