Fundamenti

A do të shkarkohet Maloku?

/ 2 minuta lexim

Aleanca Kosova e Re e ka deponuar të premten në Presidencë kërkesën për shkarkimin e Fadil Malokut nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në Zyrën e Presidentes Jahjaga e kanë konfirmuar se letra e AKR’së me kërkesë për shkarkimin e Malokut ka mbërritur të premten vonë në Presidencë.

Zyrtarisht askush nuk ka pranuar të flas se çfarë vendimi do të merr Presidentja lidhur me kërkesën e Partisë së Behgjet Pacollit. Por, burime të Express kanë treguar se Jahjaga gjatë javës do të aprovoj kërkesën e AKR’së për ta shkarkuar Malokun nga pozita e anëtarit të KQZ’së.

Sidoqoftë, Sekretari i AKR’së, Ibrahim Makolli ka konfirmuar se kanë dërguar kërkesën në KQZ dhe presin që ajo të vendos shpejt lidhur me këtë rast. “Presim që vendimi i Presidentes të merret shumë shpejt. Me të thënë të drejtën unë nuk kam qenë i përfshirë shumë në këtë çështje”, ka thënë Makolli, të dielën, për Express.

Uji Dea

Ndërkohë, anëtari i KQZ’së, Fadil Maloku, të premten, ka thënë për Express se në këtë kohë as Presidentja nuk mund ta shkarkoj pasi nuk ka bazë ligjore dhe se shkarkimi i tij është jokushtetues. Maloku pati sqaruar se kërkesa e AKR’së për largimin e tij nga KQZ ka ardhur pas deklaratave publike se nuk do të pranoj heqjen e logos së Republikës nga fletëvotimet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por, zyrtarët e AKR’së në një reagim pas kësaj deklarate të Malokut, kanë thënë se kërkesa për shkarkimin e anëtarit të tyre në KQZ ka ardhur për shkak se Maloku nuk ka bashkëpunuar dhe nuk ka mbrojtur interesin e partisë në këtë institucion./express/