Eko Higjiena

A do të shkarkohet Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës”?

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një vizite në “Trepçë” ka siguruar protestuesit shaljanë se do të vazhdojë t’i shkarkojë bordet jofunksionale pa përmendur “Trepçën”. Syla: “Trepçën” e shpëton vetëm fuqia e re punëtore. KOP-i: Shkarkojeni Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”, ka bërë shkelje të mëdha, shkruan gazeta “Zeri”.

Eco Higjiena

Zëri i tij nuk është dëgjuar shumë prejse banorët e Shalës së Bajgorët, përkatësisht kandidatët që kanë aplikuar për punë në “Trepçë” dhe të cilët nuk janë pranuar, kanë protestuar të pakënaqur me përzgjedhjen e kandidatëve. Ardian Syla, kryetar i Bor- dit Mbikëqyrës të “Trepçës”, përmes një shkrimi në llogarinë e tij “Facebook” ka kërkuar nga shaljanët të kenë mirëkuptim për problemet me të cilat përballet aktual- isht “Trepça” e që kryesisht janë të natyrës financiare, por njëkohësisht ka konstatuar se vetëm fuqia e re punëtore mund ta nxjerrë “Trepçën” nga situata, në të cilën ndodhet. Por gjithçka mund të ndryshojë pasi kryemi- nistri i vendit, Albin Kurti, gjatë një vizite në “Trepçë” ka siguruar protestuesit se do t’i shkarkojë bordet jofunksionale, por nuk e ka përmendur “Trepçën”. Ai ka përsëritur se do të vazhdojë t’i shkarkojë bordet, ndërsa protestuesve shaljanë u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.