ARKATANA

A do të ringjallet AKR në Anamoravë?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – AKR në komunat e Anamoravës mbanë takime vetëm në prag të zgjedhjeve komunale. Është e pafalshme që degët janë kaq pasive dhe presin vetëm ardhjen e Behgjet Pacollit për ta takuar atë dhe për të pushuar pastaj një vit.

AKR në komunat e Anamoravës ndodhet në pozitat më të rënda që nga themelimi i saj. Nga një strukturë e mirë organizative dhe nga një elektorat shumë fisnik, ky subjekt politik tashmë është pasivizuar skajshmërisht.

Mjafton vetëm ardhja e Behgjet Pacollit në prag të zgjedhjeve dhe më degët pothuajse nuk zhvillojnë fare aktivitet.

UBT

Ditë më parë Behgjet Pacolli ka vizituar degët në Anamoravë ndërsa Vesel Makolli zyrtar i saj në Prishtinë ka shkruar në rrjetet sociale për këto takime.

Postimi i Vesel Makollit

Vazhdojnë aktivitetet në AKR!
Sot me Presidentin e AKR-es Z. Behgjet Pacolli, bashkëbiseduam me Kryetaret e degëve të partisë rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vendin tonë në tetor të këtij viti.
Ishte evidente atmosfera entuziaste qe mbretëronte nëpër degë, para zgjedhjeve lokale të vjeshtës së sivjetme.
Presidenti Pacolli kërkoi nga degët që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që përmes zgjedhjeve lokale 2021, AKR-ja të ketë asambleistet e vet në çdo komune të Republikës së Kosovës.
AKR-ja ka program dhe ide për të kontribuar në pushtetin lokal, për një zhvillim të mirëfilltë urban të qyteteve tona.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.