A do të pranonte Shkëndija të martohej me një hoxhë?
Këngëtarja, Shkëndije Mujaja, e cila njihet për format bombastike të trupit, është një ndër këngëtarët më provokative.
Por, ajo në muajin e Shenjtë të Ramazanit ka vendosur të ndryshoi.
Shkendija në intervistë për ORAinfo ka thënë se këtë muaj është duke agjëruar.
Ajo tregon se gjatë këtij muaji ka ndaluar daljet në kafiterit e natës, ekspozimin e linjave të trupit, etj.
Shkëndija po ashtu ka folur edhe për jetën e saj private.
Ajo është përgjigjur nëse do të martohej me një hoxhë.
Shkëndija ka thënë se do të pranonte të martohej me një djalë të besimit të tjetër, vetëm nëse do të pranonte të konvertohej ne mysliman.
ORAinfo: A ka ndryshuar Shkëndija në muajin e shenjtë të Ramazanit Shkëndije Mujaj: Agjërimi në fenë Islame ka për qëllim lartësimin shpirtëror, edukimin moral, përgatitjen e njeriut që ti mbizotërojë emocionet e epshet dhe të behët i pavarur prej tyre… Prandaj natyrisht se edhe unë si Shkëndije që jam e involvuar në show bizz pikërisht këto çka i ceka iu kom shmangur gjatë këtij muaji të shenjt.
ORAinfo: Çfarë keni ndryshuar?
Shkëndije Mujaj: 1. Anashkalim i daljes në vende publike, si në lokale të natës, disko etj.
2. Ekspozimi i linjave !!
3. Anulim i datave cilat kam pasur te gjiroj video, si dhe anashkalim i shoqërisë që të nxjerr nga feja ose largon nga ibadetit etj !!!!
ORAinfo: A po agjëroni?
Shkëndije Mujaj: Po natyrisht se po agjëroj dhe falënderoj Zotin që ma mundësoi dhe inshalla na pranon
ORAinfo: Përveç agjërimit, a po i kryeni edhe ritet tjera fetare?
Shkëndije Mujaj: Përveç agjërimit praktikoj dhe përuljen ndaj Krijuesit pra siç e quajnë namaz në Islam !!!qe do thotë të gjunjëzohesh në kohën kur e ka kërkuar caktim !! përveç edhe gjitha gjerat tjera i bëj vetëm për hir Zotit !!!vetëm e vetëm që përfitoj mëshirën e Zotit
ORAinfo: A keni pasur ftesa për iftar nga familjarët dhe miqtë?
Shkëndije Mujaj: Po natyrisht ftesa familjare …!!!!
ORAinfo: A do të pranonte Shkëndija të martohej me ndonjë mashkull të një besimi tjetër? Shkëndije Mujaj: Edhe pse unë udhëtoi shumë me ka rastisë puna të më paraqiten lloj lloj nacionalitete. Por, qëndrimi im është i tillë se nëse çdo gjë është në rregull përputhem dhe ai do pranonte të konvertohet ne islam ndoshta.
ORAinfo: A do të pranonit të martoheni me ndonjë hoxhë?
Shkëndije Mujaj: Allahu është ndryshues i zemrave dhe bën si do ai … nëse Allahu ta ka bërë dikë rrizk të bën që edhe ti ta pranosh. Nuk e di unë AllAhu e din më se miri
ORAinfo: A keni pasur ndonjë provokim gjatë ramazanit? Shkëndije Mujaj: Ka akoma shejtan ata mëdhenj që janë lidh, disa të vegjël gjithmonë provokojnë ngapak ORAinfo:Nëse po, çfarë provokimesh janë ato? Shkëndije Mujaj: Çfarë provokime mund të jenë tjetër përveç se të ftojnë në amoralitet
ORAinfo: A mendoni të mbuloheni në të ardhmen?
Shkëndije Mujaj: Zoti e din atë


