ARKATANA

A do të ndahet Kosova duke u tradhtuar me parullën e bashkimit kombëtar?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Se Kosova dhe identiteti i saj shtetëror është vënë në rrezik jo vetëm nga armiqtë e saj por edhe nga udhëheqësit pa kurrizorë shqipfolës, nuk ka asnjë dyshim. Por arritja e shuarjes së identiteti shtetërorë të Kosovës ka vetëm një rrugë, me tri adresa. Rruga e ashtuquajtur bashkimi kombëtarë, dhe adresat janë Rama-Thaçi-Vuçiq!

Historia jonë shekullore ka treguar se kosovarët kurrë nuk kanë lejuar që atdheu i tyre të nëpërkëmbet, (gjithmonë kanë luftuar), por ai është pushtuar vetëm atëherë kur pushtuesit kanë arritur t’i tradhtojnë shqiptarët, herë me bashkim kombëtarë e herë me ideologji fetare,(e kjo ka ndodhur gjatë gjithë historisë sonë.)

Edhe kësaj radhe mundë të ndodhë e njëjta gjë, kur shqiptarëve nën parullën e bashkimit kombëtar, do tu merret gjysma e Kosovës, me ç`rast ata që e kuptojnë nuk do të kenë fuçi as guxim ta kundërshtojnë një ide të tillë (që në esencë është ide fashiste), sepse do të shpallen tradhtarë dhe kundërshtarë të idesë të bashkimit kombëtar, ndërkaq ata që e përkrahin këtë ide, kanë interesat e tyre, ose janë shitur me një çmim fare të lirë!
Kjo po ndodhë për shkak se në strukturat udhëheqëse, gjegjësisht në skenën politike të Kosovës, aktualisht dominojnë ata të cilët akoma vuajnë për Enver Hoxhën, për politikat staliniste dhe politikat centraliste të sistemeve moniste!

Uji Dea

Çka më duhet mua një bashkim kombëtar me një Kosovë të përgjysmuar dhe pa një identitet kombëtar e shtetëror të vendit tim?

Politika e gabuar e disa udhëheqësve kosovarë, dhe politika fashiste serbe, çuditërisht si asnjëherë më parë, janë unifikuar dhe po e shtyjnë Kosovën drejt një humnere të pakthyeshme, të cilës nuk po i ndihmojnë as yjet evropiane në flamurin e saj, as valuta euro e bashkimit europian, as armata e NATO-s, si ushtri e saj, dhe as proamerikanizmi dhe europianizmi i pakufishëm i kosovarëve!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.