A do të luajnë sonte Cana e Berisha?
Lorik Cana do ta nisë sërish si titullar takimin e mbrëmjes së sotme të Lacios në përballjen ndaj Xhenoas.
Lajmi konfirmohet nga mediat pranë klubit “çelest” (lalaziosiamonoi), sipas të cilave, kapiteni i Kombëtares shqiptare do jetë në fushë, edhe për faktin se ka treguar nivel dhe shprehur qetësi te porta e lacialëve në ndeshjet e fundit.
Sakaq, Etrit Berisha do ta nisë nga stoli, duke qenë se nga minuta e parë do të luajë Federiko Marketi.
Ndërkohë, në mbrojtje bashkë me Canën do jenë edhe Basta, De Vrij dhe Radu. Në mesfushë Parolo, Bilia, Cataldi, ndërsa në sulm, Kandreva, Klose dhe Mauri.


