Eko Higjiena

A do të luajë Kemal Ademi për Kosovën? Vjen përgjigja nga Bernard Challandes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kemal Ademi ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur ditëve të fundit në Kosovë.

Telegrafi ka marrë vesh ekskluzivisht nga burimet e saj brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, që lojtari ka bërë kërkesë për të luajtur për Dardanët.

Lojtari ka kontaktuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi të cilit i ka thënë se dëshiron që ta përfaqësojë Kosovën.

24-vjeçari së fundmi ka kompletuar transferimin te Fenerbahce nga Baseli dhe shihet si një opsion shumë i mirë për repartin ofensivë.

Telegrafi në konferencën për shtyp ka pyetur trajnerin Bernard Challandes, nëse do ta mirëpriste Ademin në Përfaqësuese për ndeshjet e nëntorit.

Zvicerani ka thënë se ka biseduar më parë me Kemal Ademin, i cili kishte zgjidhje të parë përfaqësuesen helvetike.

Hidromorava

“Kam folur me të dhe i kam thënë të vije te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë”.

Challandes thotë se e mirëpret Kemal Ademin, por nuk e di si është situata me dokumentet te FIFA.

“Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”, ka thënë Challandes.

Lajmi se Kemal Ademi ka kontaktuar FFK-në nuk është mohuar nga trajneri Challandes e as nga menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

Gjithsesi presim që pas ndeshjes me Greqinë, ku presidenti Agim Ademi pritet të udhëtojë drejt Stambollit për tu takuar me lojtarin dhe për të biseduar për të ardhmen e tij te Kosova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.