Fundamenti

A do të luajë Andi Zeqiri kundër Kosovës, vendit që refuzoi ta përfaqësonte?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zvicra dhe Kosova do ta luajnë një ndeshje miqësore më 29 mars. Kjo u konfirmua sot nga të dy federatat përkatëse.

E kjo ndeshje do të jetë pa dyshim speciale për futbollistët që kanë prejardhje kosovare, por që mbrojnë ngjyrat e “helvetikëve”.

E tillë mund të jetë edhe për Andi Zeqirin, i cili zgjodhi Zvicrën para Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Zeqiri madje në vitin 2020 u pa me fanellë të Kosovës bashkë me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, duke mos lënë asnjë dyshim se ai do ta zgjidhte Kosovën.

Por, që nga ai moment, gjërat rrodhën krejtësisht ndryshe.

Mobi Casa

Fillimisht ai ishte pjesë e një liste paraprake për Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, por që do të lihej jashtë më vonë, duke mos figuruar në listën zyrtare të “helvetikëve”.

Kjo nuk bëri që Zeqiri të zmbrapsej dhe punoi derisa mori ftesë dhe minutazhë me ekipin A të Zvicrës. Ai ishte pjesë e Zvicrës në ndeshjet e shtatorit dhe nëntorit, duke u inkuadruar në lojë për pak minuta në katër ndeshjet e luajtura.

Në të katër këto ndeshje, ai zhvilloi gjithsej 37 minuta, duke u inkuadruar në momentet e fundit të ndeshjes.

Zvicra në mars i zhvillon dy ndeshje miqësore. Fillimisht më 26 mars përballet me Anglinë në “Wembley”, kursi tri ditë më vonë do ta presë Kosovën.

Në këto dy ndeshje pritet që Andi Zeqiri të jetë pjesë e Zvicrës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.