United Hospital

A do të lëvizin kosovarët pa viza deri në fund të vitit?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Integrimit Evropain, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosovës po i ik treni – për liberalizimin e vizave.
“Është me rëndësi të cekim se jo vetëm jemi vonuar, por treni po na ik, proceset e vendimmarrjes në Bruksel janë goxha të komplikuara. Në rastin më të mirë, nesër ose edhe sot nëse plotësojmë kushtet, atëherë nevojitet, gjithmonë duke krahasuar me vendet që kanë marrë liberalizimin, nevojiten 6 muaj kohë për të hyrë në efekt”, tha Hoxha.

“Ne kemi pasur një opinion pozitiv në maj të vitit 2016, nga institucionet e BE-së që kanë thënë se me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova kishte marrë vlerësimin pozitiv që t’i jepet liberalizmi i vizave”.

Hoxha ka thënë se ka progres të mjaftueshëm lidhur me liberalizimin e vizave.

United Hospital

“Sa i përket këtij kushti, plotësimit të këtij kushti në ndërlidhje me procesin e liberalizimit të vizave konsiderojmë se ka pasur progres të mjaftueshëm. Ne tani duhet të dorëzojmë dy kushtet e plotësuar, ne kemi dorëzuar raportin e fundit disa ditë para vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-ClaudeJuncker “, theksoi ajo në Info Magazine të Klan Kosovës.

Por kur do të mund të lëvizin kosovarët lirshëm?

“Po të kishim lëvizur më herët, afati optimal do të kishte qenë, ndoshta do të kishim arritur ta zëmë edhe qershorin. Duke pasur parasysh si veprojnë mekanizmat, institucionet e BE’së, duhet të jemi real dhe të parashikojmë që më së largu në fund të vitit, ky proces do të merrte fund dhe do të hynte në fuqi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.