Fundamenti

A do të lejohet nga shtatori bartja e shamisë nëpër shkolla ?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Komisioni Këshillëdhënës për Çështjet e Lirive Fetare i ka dorëzuar rekomandimet kryeministrit Hashim Thaçi, nëpërmes të cilave kërkohet ndryshimi i udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamive nëpër institucionet arsimore të Kosovës, transmeton KTV.

Kryesuesi i këtij këshilli, deputeti Amir Ahmeti, beson se deri në muajin shtator do të lejohet bartja e shamisë nëpër shkolla.

Por, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, krejt veprimet e fundit i konsideron fushatë politike.

Eco Higjiena

Megjithatë, vlerëson se moslejimi i bartjes së shamisë është diskriminim dhe shkelje e të drejtave njerëzore. Ai rekomandon që çështja e shamisë të zgjidhet me ligj, duke respektuar normat ndërkombëtare.

Megjithatë, Ahmeti thotë se kjo është një iniciativë e sinqertë dhe e garantuar me çdo normë juridike ndërkombëtare.

Kohë më parë Ministria e Arsimit, nëpërmes një udhëzimi administrativ kishte ndaluar bartjen e shamisë nëpër shkolla. Si pasojë e këtij vendimi disa vajza ishin përjashtuar nga institucionet shkollore, duke mos iu lejuar vazhdimi i mësimit./Indeksonline/