Uji Dea

A do të kthehen 2.1 milionë eurot e vjedhura nga thesari i shtetit?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Juristët thonë se është pothuajse e pamundur të kthehen 2.1 milionë eurot në thesar të shtetit

Sa ishte ministre në Ministrinë e Financave Hykmete Bajrami u detyrua të jep një informatë që nuk do donte ta jepte kurrë.

Megjithatë afër 6 muaj pasi dha këtë informate Bajrami nuk e ka një informacion tjetër.

Ish ministrja tha se nuk e din se pse ende ato para nuk janë kthyer në thesarin e shtetit.

Këtë Bajrami e tha në mbledhjen e komisionit në Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Megjithatë ish-ministrja e financave për T7 tha se këtë e tha vetëm si ekonomiste.

Eco Higjiena

Megjithatë juristët thonë se ky proces nuk është zgjatur dhe se gjithçka po shkon sipas procedurave ligjore.

Ndrecaj gjithashtu tha se këto para është pothuajse e pamundur të kthehen të gjitha.

E nderkohë edhe ekonomistët thonë se kthimi i këtyre mjeteve është i vështirë.

Ndërkaq edhe deputeti nga radhët e LVV Eman Rahmani ditë më parë u interesua lidhur më këtë çështje .

Ai tregon edhe përgjigjen që morri nga zëvendës ministri i Financave Ilir Kapiti.

Labinot Gruda me anë të disa transaksioneve nga thesari i shtetit dyshohet se mori 2.1 milion euro.