FIDANISHTJA

A do të këtë koalicion parazgjedhor LDK-Nisma, flet Lutfi Haziri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat janë caktuar për datën 28 dhjetor.Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti me të marrë lajmin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka nisur menjëherë mobilizimin.

“Përgatitjet bazike kanë nisur mënjëherë”, ka thënë Haiziri.

Javë me parë kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku dhe ai i Nisma Socialdemokrate Fatmir Llimaj kishin zhvilluar një takim në një kafiteri të Prishtinës, takim të cilin Abdixhiku e kishte quajtur të shkëlqyeshëm.

United Hospital

“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj”, kishte deklaruar Abdixhiku.Kjo afërsi e Abdixhikut me Limajn ishte komentuar si mundësi për një koalicion parazgjedhor mes këtyre dy subjekteve politike.Në lidhje me këto pretendime, Haziri ka thënë se ende nuk ka asgjë.

“Gjithçka do të sqarohet në javët e ardhshme, pra lajmet tjera i merrni javën tjetër”, ka thënë Haziri për IndeksOnline.

Kujtojmë që pas dy përpjekjeve të dështuara të partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin dhe ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat janë caktuar të mbahen me 28 dhjetor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.