FIDANISHTJA

A do të ketë heshtje edhe në rrjetet sociale?

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas një muaj fushatë elektorale, subjektet politike, kandidatë për kryetarë komune e asamblist, kanë pasur mundësinë që edhe në ditën e heshtjes zgjedhore të bëjnë fushatë dhe propaganda përmes rrjeteve sociale, të cilat, tashmë, veç po konsiderohen si media të reja.

Ata kanë vazhduar këtë fushatë pa u penguar dhe monitoruar nga askush, nëse po bëjnë thyerje të heshtjes zgjedhore.

Është e përcaktuar me ligj se heshtja zgjedhore duhet të mbahet 24 orë para hapjes së vendvotimeve, ku ndalohet kryerja e çfarëdolloj aktiviteti që ka të bëjë me fushatën e subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre.

Mirëpo, Komisioni i Pavarur i Mediave, i cili obligohet për të zbatuar kapitullin e veçantë për mediat gjatë zgjedhjeve, respektivisht nenin 52 të ligjit që e përcakton heshtjen e mediave, nuk i përfshinë edhe rrjetet sociale dhe portalet, të cilat, tashmë, e kanë një shtrirje të gjerë dhe një fuqi mjaft të madhe, për shpërndarjen e informacioneve te audienca.

Naile Selimaj Krasniqi, shefe ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave, ka thënë për Kosovapress, se KPM-ja e mbulon fushën audiovizuale dhe sigurohen që radio-televizionet t’i respektojnë rregullat e përcaktuara me ligj.

Sipas saj, KPM-ja nuk e ka trajtuar çështjen e rrjeteve sociale dhe portaleve, prandaj, sipas saj, nuk është marrë ndonjë qëndrim institucional, që pastaj të koordinohen me të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës, për të përcaktuar a duhen të jenë në mbikëqyrjen e KPM-së apo jo.

“Me ligjin për KPM-në janë përcaktuar kompetencat e KPM-së dhe çfarë fushe do ta rregulloj, monitoroj dhe të merret me të. Rrjetet sociale, nuk janë në domenin e KPM-së, nuk janë të përcaktuara me ligj. Ato shfrytëzohen dhe është e vërtetë për rolin dhe fuqinë që e kanë dhe shfrytëzohen tepër shumë edhe efektin që e kanë, mirëpo, nuk është diçka që KPM e ka në abdomenin e vet”, ka thënë Selimaj Krasniqi.

FIDANISHTJA

Sahadete Limani, profesoreshë për Media dhe Komunikim, ka thënë për Kosovapress, se efekti i mediave të reja si në rrjetet sociale, portale, është aq i madh në shpërndarjen e informacioneve, prandaj, sipas saj, edhe po përdoret aq shumë nga individ privat, publik, institucione, biznese, etj.

Limani, ka shtuar se në ligjin për zgjedhjet definohet sjellja e mediave gjatë fushatës zgjedhore ku përfshihen mediat e shkruara dhe ato audiovizuele. Por, sipas saj, në ligj nuk përmenden mediat e reja. Ajo, ka theksuar se nëse një institucion përdor rrjetet sociale do të duhej të vlente e njëjta rregullativë ligjore, përderisa informacioni i atij institucioni publikohet përmes rrjeteve sociale.

Ajo, ka shtuar se edhe subjektet politike, kandidatët për kryetar komunash dhe asambleve komunale, të cilët certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje dhe hapin një profil zyrtar për shembull në Facebook, do të duhej që të vlente ligji në fuqi, pasi që institucionet apo subjektet e përdorin këtë hapësirë për ta transmetuar mesazhin e tyre te qytetari.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor KQZ, Valmir Elezi, për Kosovapress, ka thënë se heshtja zgjedhore është përcaktuar me ligj. Ai ka thënë se gjatë periudhës 24 orësh para hapjes së vendvotimeve ku do të zhvillohet procesi zgjedhor dhe deri në mbylljen e vendvotimeve, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohet kryerja e çfarëdo lloj aktiviteti që ka të bëjë me fushatën zgjedhore.

“Çështja e heshtjes zgjedhore është e përcaktuar me ligj dhe me rregulla zgjedhore. Gjatë periudhës 24 orësh para hapjes së vendvotimeve ku do të zhvillohet procesi zgjedhor dhe deri në mbylljen e vendvotimeve, subjekteve politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohet kryerja e çfarëdo lloj aktiviteti që ka të bëjë me fushatën zgjedhore dhe disa prej këtyre aktiviteteve janë mbajtja e takimeve që ka për qëllim fushat zgjedhore, shpërndarja ose ekspozimi i çfarëdo lloj materiali në cilëndo qendër votimi ose brenda hapësirës prej rreth 100 metra që ka për qëllim ndikimin tek votuesi ose kërkimit të mbështetjes nga ana e votuesve dhe personave të cilët vinë për të votuar në atë qendër të votimit”, ka thënë Elezi.

Në Kosovë, sidomos në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, rrjetet sociale, janë shfrytëzuar nga pothuajse të gjithë kandidatët dhe subjektet politike për të bërë fushatë para zgjedhore. Mbetet të shihet nëse e njëjta praktikë do të përdoret edhe gjatë heshtjes zgjedhore për balotazh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.