A do të kërcas dajaku në kuvendin e Kosovës?
Nga Gani Sadiku – Kush qëndron prapa rebelimit të disa liderëve politik, dhe gjuhës së tyre aspak politike, dhe kujt i konvenon një “hallakamë” që e rrëzon kryengul vendin.? Vërtetë disa liderë që i frigohen gjykatës speciale, janë çartë dhe janë në gjendje me ba faqen e zezë në Kosovë, vetëm me i shpëtue drejtësisë ndërkombëtare.!
“Faqja e zezë me kali allxh” pritet të nisë nesër në kuvend e më pas të vazhdojë në rrugë që sa më shumë dëme të pësojë vendi vetëm që të prolongohet kjo drejtësi.!
Arsye për protesta dhe rebelim në Kosovë ka sa të duash, por demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, më tepër përdoret si pretekst për protestë, dhe si pikë e ndjeshme për ta mobilizuar popullin e varfër, nga se ka hajna në Kosovë që me privatizim dhe falsifikim dokumentash, kanë uzurpue më shumë tokë të Kosovës, edhe atë në qendrat urbane.
Arsyeja edhe më e madhe qëndron në papunësinë varfërinë, sistemin arsimorë e shëndetësorë. Dhe çka jo.?.


