Mobi Casa

A do të jetë Avdullah Hoti kryetari i ardhshëm i LDK-së? Përgjigjet Arben Gashi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së e kandidati për deputet nga ky subjekt, Arben Gashi është pyetur nëse kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mund ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Gashi, duke mos e mohuar se Avdullah Hoti mund të zgjidhet kryetar i LDK-së ka thënë se ai është tashmë nënkryetar i partisë e se karakterizohet me atë shprehjen që “flet butë e vepron fortë”.

Pas kësaj pyetje, Gashi ka përmendur disa nga vendimet e Hotit si kryeministër i Kosovës.

“Z.Hoti është nënkryetar i partisë, karakterizohet me atë shprehjen tipike për LDK-në që flet but por vepron fortë, këtu ne në kulmin e pandemisë morëm përsipër drejtimin e vendit, në një fazë që ishte e rrezikuar nga sjellja e çuditshme e një administrate dhe konflikti që z.Kurti e filloi dhe e shndërroi Kosovën në temë të debatit të brendshëm politik pas 30 vitesh në SHBA. Z.Hoti në kulmin e pandemisë të izolimit botëror arriti të shkojë ët vizitojë presidentin francez, kryeministrin italian, të ketë kontakte të vazhdueshme me kancelaren gjermane. Z.Kurti e cenoi idenë fillestare të shtetit të Kosovës. Z.Hoti çka bëri për Kosovën në gjashtë muaj e ktheu Kosovën në binar”, ka thënë Gashi.

ARKATANA

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se u.d e presidentit Vjosa Osmani nuk e ka dëmtuar LDK-në në aspektin e strukturës.

“Nuk po merremi fare me zonjën Osmani, në aspektin e strukturës partiake, nuk vërehet ndonjë ndryshim. Nuk kanë shku njerëz me zonjën Osmani në Vetëvendosje, ajo po ju thotë votuesve hajdi et unë në Vetëvendosje e pas 40 ditëve unë bëna presidente e ju mbeteni në Vetëvendosje, votuesit e LDK-së nuk e pranuan dhe mbetën stoik në LDK”, ka thënë ai për Syri Tv.

“Mendoj që zonja Osmani në rrëfimin për LDK-në e dëmtoi LDK-në po jo me daljen e saj me LVV-në. Ne po bashkëbisedojmë më elektoratin, si Kosovë jemi ndër vendet që më së miri e kemi menaxhuar pandeminë”, shtoi Gashi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.