Eko Higjiena

A do të hyjë në koalicion PDK me LVV në Gjilan dhe cila është kërkesa e PDK-së?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan tha për rajonipress se kanë kërkuar nga Alban Hyseni pesë drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit. Jemi afër marrëveshjes dhe besoj që do të takohemi edhe sot për të parë afrimet tona u shpreh Rashiti.

PDK në Gjilan mund të jetë në bashkëqeverisje nëse sot dhe nesër arrihet një marrëveshje me LVV në Gjilan.

Uji Dea

Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se ata janë takuar dhe e kanë ofertën e dorëzuar tek Alban Hyseni për numrin e drejtorive. “Ne kemi kërkuar pesë drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit. Besoj që jemi afër marrëveshjes, por kjo varët nga sot dhe nesër, ku pritet të takohemi edhe njëherë për të parë afrimet tona” u shpreh Rashiti./rajonipress/