A do të hapet në nëntor pika kufitare në Stançiq?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas shumë vite pritje, së shpejti do të inaugurohet pika kufitare Kosovë – Maqedoni në Stançiq që lidhë Gjilanin me Kumanovën ka thënë Sadullah Arifi zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pika kufitare në Stançiq është kërkuar kaherë nga autoritetet kosovare, por pala maqedonase e ka vonuar tej mase realizimin e saj.

Ndonëse pjesa infrastrukturore është kryer, mbeten vetëm formalitetet zyrtare që të përfundojë edhe akti final.

Uji Dea

Sadullah Arifi zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës i ka bërë një vizitë pikës në Stançiq dhe ka shkruar se së shpejti pritet të inaugurohet. “Pas shumë vite pritje, së shpejti do të inaugurohet pika kufitare Kosovë – Maqedoni në Stançiq që lidhë Gjilanin me Kumanovën” ka thënë Sadullah Arifi zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Edhe Shemsedin Elezi këshilltar komunal bashkë me Sabri Kadriun e ka vizituar këtë pikë kufitare. “Me përfaqësuesin e komisionit ndërkufitar Sabri Kadriu, unë si pjesë e Asamblesë komunale të Gjilanit vizituam pikën kufitare në Stançiq, duke parë nga afër gjendjen momentale dhe pritjen për hapjen e saj, me çka sendërtohet kërkesa popullore për lidhjen fizike të popullit tonë këndej e andej kufirit si dhe zhvillim regjional dhe shtetëror. Ishte insistim yni i vazhdueshëm me vite të tëra për hapjen e kësaj pike kufitare dhe presim që të realizohet shumë shpejt” ka shkruar Elezi./rajonipress/