UBT

A do të bien pre e PDK-së, deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ka ndikuar në “homogjenizmin” edhe më të madh të partive politike, të cilat e formuan koalicionin LDK-AAK-NISMA.

Zëra të ndryshëm flasin për një përpjekje që PDK-SHIK-u të arrijë të copëtojë ndonjë nga partitë e koalicionit apo disa prej tyre, duke marrë rreth 6 deputetë. Shigjetimi më i fuqishëm po bie mbi LDK-në. Ka frikë se madje dikush ka nisur të nxjerrë kushte për ti qëndruar besnik koalicionit, LDK-AAK-NISMA duke kërkuar përfshirje në qeveri.

Mobi Casa

Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë për gazetën “Bota sot” se, brenda koalicionit gjithçka është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. “Jo, asnjëherë, asnjëra parti dhe në asnjë rast nuk është shprehur në mënyrë të tillë. Gjithçka deri më tani është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit”, thotë Arifi.

Analisti politik, Bahri Cani thotë se, pazaret politike janë “normale”, ndërsa e keqja, sipas tij është kur filozofia e drejtimit të një vendi shndërrohet në luftë për poste.
“Pazaret për postet politike janë “normale”, sepse kjo është edhe rruga për të realizuar programin politik, gjë që është e mundur vetëm kur ke pushtetin në dorë. Por e keqja është kur e gjithë filozofia e drejtimit të një vendi shndërrohet në luftë për poste të cilat dikujt i sigurojnë privilegje personale”, thotë Cani.